AI-BOOST – AI Challenge Competition
Kodi: SF-26-0019
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM; start-up, Organizata kërkimore
Industri
Inteligjenca Artificiale, Generative AI, Robotikë autonome, Dizajn inxhinierik dhe stimulim, Shëndetësi dixhitale, Imazhe mjekësore, Machine learning, Computer vision, •High-Performance Computing (HPC), Automotive, Mobilitet
Data e Fillimit
19.06.2026
Data e Përfundimit
08.09.2026
Statusi
Aktive
Min i financimit
€28.500
Max i financimit
€100.000
Përfitime
- Financim prej €28,500 për secilin nga 5 fituesit e fazës SPARK për çdo sfidë
- Çmim final prej €100,000 për fituesin e secilës sfidë pas fazës ADVANCE
- Çmime shtesë prej €12,500 për Innovation Excellence Award
- Çmime shtesë prej €12,500 për Responsible AI Award
- Mbështetje teknike dhe feedback i vazhdueshëm nga ekspertë të AI
- Akses në burime dhe të dhëna specifike për secilën sfidë
- Mundësi për përdorimin e superkompjuterit LEONARDO të CINECA, trajnim dhe mbështetje HPC
- Bashkëpunim me kompani dhe organizata lider në industrinë europiane
- Mundësi për demonstrim të zgjidhjes në eventin final në Bruksel
- Ekspozim dhe rrjetëzim me ekosistemin europian të Inteligjencës Artificiale
Përshkrim
Thirrja "AI-BOOST – AI Challenge Competition" është një program europian i financuar nga Bashkimi Europian që synon të mbështesë zhvillimin e zgjidhjeve inovative në fushën e Inteligjencës Artificiale Gjenerative (Generative AI). Programi organizon katër sfida të fokusuara në sektorë strategjikë si robotika autonome, projektimi dhe simulimi inxhinierik, përmirësimi i të dhënave klinike dhe siguria në sektorin e mobilitetit.
Konkursi zhvillohet në dy faza:
- SPARK Phase, ku aplikantët dorëzojnë një Concept Note. Pesë fitues për secilën sfidë marrin një çmim prej €28,500 dhe kalojnë në fazën e dytë.
- ADVANCE Phase, gjatë së cilës ekipet zhvillojnë dhe validojnë zgjidhjen për pesë muaj. Në përfundim, një fitues për secilën sfidë shpërblehet me €100,000.
Përveç financimit, pjesëmarrësit përfitojnë mentorim teknik, akses në infrastrukturë të avancuar HPC, bashkëpunim me pronarët e sfidave dhe mundësi për prezantimin e zgjidhjeve në eventin final që do të zhvillohet në Bruksel në shkurt 2027.
Objektivat
- Përshpejtimi i zhvillimit të zgjidhjeve inovative në Generative AI
- Mbështetja e kërkimit dhe inovacionit në Inteligjencën Artificiale
- Zhvillimi i teknologjive me ndikim të lartë në industri dhe shoqëri
- Bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë
- Rritja e nivelit të maturisë teknologjike (nga TRL 2–3 në TRL 4–5)
- Promovimi i AI të besueshme dhe me në qendër njeriun
- Forcimi i ekosistemit europian të Inteligjencës Artificiale
Pranueshmëria
Të pranueshme:
- Individë (studentë mbi 18 vjeç, studiues, kërkues)
- SME dhe Start-up
- Spin-off
- Universitete dhe institucione akademike
- OJF dhe organizata jofitimprurëse
- Konsorciume të përbëra nga organizata të pranueshme
- Subjekte të regjistruara në shtetet anëtare të BE-së, OCT ose vendet e asociuara të pranueshme
- Ekipe me eksperiencë dhe kapacitete teknike në zhvillimin e sistemeve AI
- Projekte të fokusuara vetëm në aplikime civile të Inteligjencës Artificiale
Jo të pranueshme:
- Projekte me aplikime ushtarake ose jo-civile
- Aplikime të dorëzuara pas afatit
- Aplikime që nuk përmbushin kriteret teknike ose të pranueshmërisë
• Organizata ose individë jashtë vendeve të pranueshme
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!