AI Challenge 2025 | EIT AI Community
Kodi: SF-25-0020
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
Start-up, Inovatorë, Sipërmarrës
Industri
AI, Innovation technology and activities
Data e Fillimit
25.08.2025
Data e Përfundimit
29.10.2025
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€10.000
Përfitime
-
Aksesi në sfida reale të AI-së, duke ofruar mundësi për zhvillimin e zgjidhjeve me ndikim konkret.
-
Çmim me vlerë prej €10,000 për mbështetje në zhvillimin e PoC ose validimin e zgjidhjes.
-
Dukshmëri e lartë brenda ekosistemit evropian të AI-së përmes ekspozimit ndaj korporatave, institucioneve dhe inovatorëve.
-
Anëtarësi në AI Founders Club, me akses në mbështetje të personalizuar, mentorim dhe rrjetëzim përmes shërbimeve të EIT AI Community.
-
Matchmaking i strukturuar—lehtëson bashkëpunimin direkt me organizatat që kanë sfida.
Përshkrim
AI Challenge 2025, e organizuar nga EIT AI Community, është një iniciativë pan-Europiane që i fton startup-et dhe ofruesit e zgjidhjeve AI të adresojnë sfidat reale të vendosura nga korporata, institucione publike ose qytete.
Funksionon si një platformë matchmaking: organizatat bëjnë publike sfidat e tyre të dhëna/AI, ndërsa inovatorët zhvillojnë zgjidhje të shkallëzueshme.
Fokuset për 2025 përfshijnë hapësirat e të dhënave për qytete, shëndetësi, prodhim, AI dhe 5G, AI për dronë, të dhënat sintetike & anonimizimi, AI gjenerative dhe optimizimi i proceseve & logjistika, por pranohen edhe sfida të tjera të përputhshme. Pjesëmarrësit përfitojnë dukshmëri të jashtëzakonshme, mbështetje strukturore dhe mundësi bashkëkrijimi të PoC-ve me organizata drejtuese në industri ose sektor publik. Iniciativa nxit inovacionin bashkëpunues nëpër sektorë dhe rajone, duke përshpejtuar zbatimin e zgjidhjeve AI me ndikim të lartë.
Objektivat
-
Zbatimi i zgjidhjeve AI të shkallëzueshme për sfidat reale në sektorë të tillë si prodhimi, logjistika dhe infrastruktura urbane.
-
Lidhja e startup-eve AI me korporata dhe institucione publike për të nxitur inovacionin e hapur dhe bashkëkrijimin.
-
Inkurajimi i adoptimit të AI-së në sektorë të ndryshëm për përmirësimin e shërbimeve publike dhe efikasitetit industrial.
-
Përshpejtimi i cikleve të inovacionit përmes zhvillimit të PoC-ve të mbështetura financiarisht dhe me ekosistemin.
-
Mbështetja e startup-eve përmes resurset, dukshmëria, dhe rrjetëzimi me një komunitet pan-Europian të inovacionit AI.
Pranueshmëria
Aplikantët e Përshtatshëm:
-
Startup-e, scale-up-e, apo inovatorë që ofrojnë zgjidhje bazuar në AI.
-
Entitete ligjore të regjistruara në Shtetet Anëtare të BE-së ose vendet e asociuara me Horizon Europe.
-
Aplikantët duhet të adresojnë një nga sfidat tematike të publikuara në portal dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm (formular aplikimi, pitch deck, profil kompanie).
-
Të gjitha materialet dhe pitch-et për finalet duhet të jenë në gjuhën angleze.
Jo të pranueshëm:
-
Entitete jo-ligjore ose nga jashtë BE-së dhe vendeve të asociuara.
-
Zgjidhje që nuk përputhen me ndonjërën nga sfidat e publikuara.
-
Aplikime të paplota pa dokumentet përkatëse (pitch deck, aplikacion).
-
Aplikime jo në gjuhë angleze.
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!