BIONetZero Open Call
Kodi: SF-26-0009
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM-të, Start-up
Industri
Agri-food industry and industries with high energy consumption
Data e Fillimit
09.04.2026
Data e Përfundimit
09.06.2026
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€60.000
Përfitime
- Financim direkt deri në €60,000
- Mentorim dhe mbështetje nga ekspertë (KAM)
- Akses në rrjete europiane dhe investitorë
- Mbështetje për testim, validim dhe hyrje në treg
- Mundësi për ndërkombëtarizim dhe zgjerim
Përshkrim
Thirrja BIONetZero Open Call është pjesë e një programi evropian që mbështet SME-të dhe startup-et në zhvillimin, testimin, shkallëzimin dhe ndërkombëtarizimin e biosolutions (zgjidhjeve bio) për sektorët e agro-ushqimit dhe industrive me konsum të lartë energjie. Qëllimi është të përshpejtohet kalimi drejt prodhimit net-zero, të reduktohet varësia nga burimet kritike dhe të rritet qëndrueshmëria industriale në Evropë.
Programi funksionon përmes një skeme financimi me 4 faza, duke filluar nga ideja deri te komercializimi dhe hyrja në tregjet ndërkombëtare. Ai kombinon financim, mentorim, rrjetëzim dhe lidhje me investitorë.
Projektet duhet të fokusohen në zgjidhje bio në fazë para-komerciale (TRL 4–8) dhe të kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër, ekonominë qarkore dhe inovacionin industrial.
Objektivat
- Zhvillimi i zgjidhjeve bio për net-zero
- Reduktimi i varësisë nga burimet kritike
- Nxitja e inovacionit në industri
- Rritja e konkurrueshmërisë së SME-ve
- Promovimi i qëndrueshmërisë dhe ekonomisë qarkore
Tematika:
- Produkte bio dhe materiale të reja
- Bioteknologji industriale
- Ekonomi qarkore
- Efikasitet energjetik
- Inovacion në agro-ushqim
Pranueshmëria
Të pranueshme:
- SME dhe startup-e të regjistruara në vendet e BE-së ose vendet pjesëmarrëse në SMP.
- Projektet duhet të jenë në TRL 4–8 dhe të fokusohen në biosolutions.
- Kërkohet bashkëfinancim 25% dhe pjesëmarrje në aktivitetet e programit.
Jo të pranueshme:
- Ndërmarrje të mëdha
- Organizata jashtë vendeve të pranueshme
- Projekte jo bio
- Ide shumë të hershme ose tashmë të komercializuara
- Aplikime të paplota.
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!