Circular and low emission value chains through digitalisation
Kodi: SF-21-0051
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
Start-Up
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
12 Tetor 2021
Data e Përfundimit
30 Mars 2022
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€500.000
Përfitime
Projekti pritet të kontribuojnë në rezultatet e mëposhtme:
Rritje në reduktimin e mbetjeve me aplikimin e teknologjive dixhitale;
Optimizimi i përdorimit të lëndëve të para dytësore në zinxhirët e vlerës.
Përshkrim
Lidershipi industrial dhe rritja e autonomisë në zinxhirët strategjikë të vlerave kryesore me sigurinë e furnizimit me lëndë të para, të arritura përmes teknologjive të reja në fushat e aleancave industriale, ekosistemeve dinamike të inovacionit industrial, zgjidhjeve të avancuara, ripërdorim efektiv, riciklim dhe prodhim te lëndëve te para. Hulumtimi dhe inovacioni do të jenë thelbësore për të nxitur lidershipin industriale. Kjo mund të rrisë fleksibilitetin e bazës industriale të BE-së dhe të rrisë elasticitetin e saj duke reduktuar varësinë e BE-së nga vendet e treta për lëndët e para dhe teknologjitë kritike.
Propozimet duhet:
- Të propozojnë zgjidhje të reja për përmirësimin e përdorimit të lëndëve të para, dytësore përgjatë zinxhirit të vlerës së industrisë së vet ose në industri të tjera;
- Të propozojnë metodologji për gjurmimin dhe certifikimin dixhital të lëndëve të para dytësore. Kjo duhet të përfshijë akses në kohë reale në informacion mbi përbërjen e materialit dhe cilësinë e materialit përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës;
- Të propozojnë mjete dixhitale për integrimin e pasaportave të produktit dhe/ose skemave të certifikimit;
Të propozojnë softuer me burim të hapur, dizajn harduer të hapur dhe akses të lehtë në të dhëna, në mënyrë që të lehtësojë aksesin në informacion për industritë e veta dhe të tjera.
Objektivat
Qarkullimi është një pjesë thelbësore e një transformimi më të gjerë të industrisë drejt neutralitetit klimatik dhe konkurrencës afatgjatë. Mund të sigurojë kursime të konsiderueshme materiale përgjatë zinxhirëve të vlerës dhe proceseve të prodhimit, të gjenerojë vlerë shtesë dhe të zhbllokojë mundësitë ekonomike. Ndërsa qarkullimi trajtohet në terma të thjeshtë nga një proces duke u shndërruar në materiale dytësore për të tjerët, një përdorim efikas në zinxhirin e vlerës me qëllim të ripërdorimit në industri të tjera, mund të sigurohet vetëm nëpërmjet një sistemi informacioni transparent. Prandaj, ekziston nevoja për hartimin dhe pilotimin e një sistemi informacioni për lëndët e para dhe komponentët në produkte në të gjithë zinxhirin e vlerës së industrive të procesit.
Pranueshmëria
Çdo person juridik, pavarësisht nga vendi i tij i themelimit, duke përfshirë persona juridikë nga vende të treta jo të asociuara ose organizata ndërkombëtare, ka të drejtë të marrë pjesë, me kusht që të jenë plotësuar kushtet e përcaktuara në Rregulloren ‘Horizon Europe’, së bashku me çdo kusht tjetër të përcaktuar në temën specifike të thirrjes.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!