Creative Innovation Lab (CREA-CROSS-2025-INNOVLAB)
Kodi: SF-24-0013
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, Start-up, Universitetet, Qëndrat kërkimore, OJF
Industri
innovation, culture, green practices, green transition, AI, IT
Data e Fillimit
24 Tetor 2024/ 24 October 2024
Data e Përfundimit
24 Prill 2025/ 24 April 2025
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€5.001.863
Përfitime
- Mbështetje financiare për zhvillimin e mjeteve inovative për sektorët kulturor dhe audioviziv.
- Mundësi për rrjetëzim dhe bashkëpunim ndërsektorial.
- Rritje e vizibilitetit për kontentin kulturor evropian.
- Akses në teknologji të reja si AI, blockchain dhe realiteti virtual.
- Promovimi i praktikave të gjelbra dhe përfshirëse brenda industrive krijuese.
Përshkrim
Thirrja Creative Innovation Lab (CREA-CROSS-2025-INNOVLAB) është pjesë e Programit Creative Europe, seksioni Ndërsektorial. Kjo thirrje mbështet projekte që ndërthurin sektorët audioviziv dhe kulturor, duke inkurajuar zhvillimin e mjeteve, modeleve dhe teknologjive inovative, për shpërndarjen, akses, dhe krijim kontenti. Ajo promovon zgjidhje për qëndrueshmëri mjedisore, rritje të audiencës dhe përmirësim të vizibilitetit të kontentit brenda EU, në përputhje me prioritetet e BE-së për bashkëpunim kulturor, përfshirje dhe Marrëveshjen e Gjelbër.
Objektivat
- Nxitja e bashkëpunimit ndërsektorial për aksesin dhe shpërndarjen e kontentit.
- Përmirësimi i praktikave të qëndrueshme sipas Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
- Inkurajimi i zhvillimit të mjeteve digjitale inovative në sektorin kulturor.
- Mbështetja e përmbajtjes së ndryshme dhe multilinguizmit në projekte mediatike dhe kulturore.
- Lehtësimi i përdorimit të botëve virtuale për zgjerimin e audiencës.
Pranueshmëria
Të Pranueshme: Ju mund të aplikoni për thirrjen nëse jeni një ent evropian i krijuar në një nga vendet pjesëmarrëse në programin e Evropës Krijuese (Creative Europe | Shqipëria e përfshirë). Subjektet përfshijnë kompanitë private, organizatat jofitimprurëse, shoqatat, bamirësitë, fondacionet, bashkitë, këshillet e qytetit, autoritetet publike, universitetet, institucionet arsimore, qendrat kërkimore etj. Spektri është shumë i gjerë, duke shkuar nga kompanitë e teknologjisë dhe bizneset e reja, tek ato audiovizive , organizata kulturore dhe krijuese, inkubatorë biznesi dhe përshpejtues.
Të Papranueshme: Persona fizikë dhe organizata me kufizime nga BE-ja ose pa status ligjor. Konsorciumet duhet të shmangin konfliktet e interesit dhe financimin e dyfishtë.
Donatorë
Zbatues / Partner
Agjencia Ekzekutive Evropiane e Arsimit dhe Kulturës (EACEA)
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!