Garancia e Autoritetit të Kredisë së Zhvillimit (DCA) për huat në bujqësi
Kodi: SF-21-0009
Tipi i Skemës Financiare
Kredi/Garanci
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
01/09/2012
Data e Përfundimit
30/09/2022
Statusi
Aktive
Max i financimit
$15,000,000
Përfitime
Një bankë e interesuar për të financuar projekte të shumta mund të paraqesë portofole kualifikuese përmes Sistemit të Menaxhimit të Kredive të USAID dhe USAID përgjigjet duke garantuar deri në 60% të huas së bankës, nëse portofoli miratohet. Nëse NVM-të e financuara nuk paguajnë, USAID është përgjegjës për rimbursimin e bankës deri në 60% të huas fillestare.
Përshkrim
USAID në bashkëpunim të ngushtë me dy banka shqiptare - ProCredit dhe BKT - po zbaton një Marrëveshje të Garancisë së Portofolit të Huas prej 15 milionë dollarësh, që synon të rrisë aksesin e fermerëve dhe agrobizneseve në burimet financiare, të cilat janë të nevojshme për të zgjeruar dhe rritur konkurrencën e tyre.
Objektivat
Autoriteti i Kredisë për Zhvillim i USAID (DCA) përdor garanci të pjesshme të kredisë për të mobilizuar financimin lokal, në vendet në zhvillim. Marrëveshjet e garancisë inkurajojnë huamarrësit privatë të shtrijnë financimin për huamarrësit e pasiguruar.
Pranueshmëria
Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM)
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!