BERZH Këshillimi për bizneset e vogla (ASB)
Kodi: SF-21-0004
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
2006
Data e Përfundimit
-
Statusi
Aktive
Përfitime
ASB lidh klientët me konsulentët vendorë dhe këshilltarët ndërkombëtarë të cilët mund të ndihmojnë në transformimin e një game të madhe biznesesh. Përmes kësaj mbështetje, BERZH ndan një pjesë të kostove të projektit këshillimor me ndërmarrjen, duke përdorur fondet e donatorëve dhe bazuar në një matricë të ndarjes së kostos, duke specifikuar pjesën e mbuluar të kostove neto të projektit.
- Puna me konsulentë të kualifikuar lokalë, shpesh zgjat rreth katër deri në gjashtë muaj dhe kjo këshillë përfshin fusha të specializuara të ekspertizës, duke përfshirë: strategjinë, marketingun, organizimin, operacionet, teknologjinë, zgjidhjet inxhinierike, menaxhimin e cilësisë, menaxhimin financiar, efikasitetin e energjisë dhe mjedisin.
- Nëse një ndërmarrje po kërkon të konkurrojë ndërkombëtarisht ose të tërheqë investime, ASB gjithashtu mund të ofrojë mundësi për të punuar me një këshilltar ndërkombëtar, i cili sjell më shumë se 15 vjet përvojë në menaxhim të avancuar të fituar në të njëjtën industri. Ai ose ajo ndan këtë njohuri të drejtpërdrejtë me ju dhe ekipin tuaj të menaxhimit, për të ndihmuar kompaninë tuaj të bëhet më e mirë dhe të zhvillojë një strategji të besueshme për rritje.
Përshkrim
Këshillimi i BERZH për Bizneset e Vogla (ASB) ofron këshilla biznesi për bizneset e vogla dhe të mesme. Një sektor i gjallë i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme është një përbërës jetik për një ekonomi të shëndetshme të tregut. Por, vetëm financat shpesh nuk mund të përmbushin sfidat me të cilat përballen NVM-të. Kjo është arsyeja pse BERZH siguron qasje në njohuritë teknike për të cilat kompanitë duhet të përmirësojnë performancën e tyre dhe të rriten.
BERZH bazohet në njohuritë teknike të rrjetit të këshilltarëve ndërkombëtarë dhe konsulentëve lokalë për të ndihmuar në transformimin e një game të gjerë biznesesh, duke parë fusha që përfshijnë strategjinë, marketingun, operacionet, menaxhimin e cilësisë, efikasitetin e energjisë, menaxhimin financiar dhe më gjerë.
Objektivat
Rritja e aftësisë konkurruese të NVM-ve shqiptare duke i lidhur ato me konsulentët vendorë dhe këshilltarët ndërkombëtarë, të cilët mund të ndihmojnë në transformimin e një game të madhe biznesesh.
Pranueshmëria
Madhësia e NVM-ve deri në 50 milionë € në xhiro vjetore ose me një bilanc total prej më pak se 43 milionë €. Në mënyrë tipike, ndërmarrjet kanë më pak se 250 të punësuar.
NVM-të përfituese janë në pronësi të shtetasve lokalë dhe janë biznese që kanë funksionuar për më shumë se dy vjet.
Bizneset që kanë procedura të vazhdueshme ose të mëparshme ligjore që mund të ndikojnë në zbatimin e projektit nuk janë të pranueshme.
Donatorë
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH
Programi i Zhvillimit dhe Inovacionit të Sipërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor
BE- Instrumenti për Asistencë të Para-Anëtarësimit/ IPA
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Format e aplikimit për këtë skemë janë si më poshtë:
Aplikim për Projekt (shqip)
Application Form (anglisht)
Po ashtu, ju mund të lexoni më shume informacion në lidhje me skemë duke klikuar butonin "Shko tek Thirrja".
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!