BERZH Programi Gratë në Biznes
Kodi: SF-21-0005
Tipi i Skemës Financiare
Kredi/Garanci
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
2016
Data e Përfundimit
-
Statusi
Aktive
Max i financimit
€200.000
Përfitime
1. Kredi për investime për Gratë në Biznes
- Shuma e kredisë deri në 200,000 euro ose ekuivalente në lek.
- Për përmirësim teknologjie ose filloni një projekt të ri biznesi.
- Për projekte investimesh, zhvillim prone, zgjerim & përmirësim biznesi.
- Asnjë kolateral nuk kërkohet për kredi deri në 15,000 euro.
- Mundësi për mospagesën e këstit deri në 6 muaj në rast leje lindjeje.
2. Kredi afatshkurtër për Gratë në Biznes
- 70% rimbursimin për Shërbimet Këshilluese të BERZH për Biznesin e Vogël.
- Mundësi për mospagesën e këstit deri në 6 muaj në rast leje lindjeje.
- Akses falas në përdorimin e platformës online të EBRD's Business Lens.
- Shlyej në kohë këstet & përfito bonus mbi shumën e interesit të paguar.
- Apliko për kredi deri në 50.000 euro ose shumën ekuivalente në lek.
3. Paketë shëbimesh për Gratë në Biznes
- Shërbimi Swift 6 euro.
- Paketa 1 ofron vetëm për 1000 lekë në muaj disa produkte & shërbime:
- Falas pagesat në lek në mbërritje brenda të njëjtës datë valute.
- Paketa 2: Vetëm 2.000 lekë në muaj ofron edhe 2 shërbimet e tjera:
- Njoftimin me SMS e Mastercard Business
- Llogari rrjedhëse, Online Banking & Pagesë Automatike Faturash.
Përshkrim
Në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ne punojmë me biznese të vogla dhe të mesme të udhëhequra nga gratë, për të ndihmuar promovimin e pjesëmarrjes së gruas në biznes. Nga mundësia për financim deri tek konsulenca rreth biznesit, ne mund t’ju ndihmojmë të fitoni aftësi, njohuri dhe burimet e nevojshme për të ndërmarrë hapin e ardhshëm.
Ne sigurojmë financim pranë bankave lokale përmes linjave të kredisë të dedikuara për NVM-të të drejtuara nga gratë, së bashku me konsulencë rreth biznesit për t'i ndihmuar ato të bëhen më konkurruese.
Ne, gjithashtu, ofrojmë trajnime, këshillime dhe mbështetje të tjera për t'i mundësuar grave drejtuese të shkëmbejnë përvojat dhe të mësojnë nga njëra-tjetra si kolege.
Ne, gjithashtu, punojmë nga afër me institucionet financiare partnere për t’i ndihmuar të ofrojnë produkte financiare që përshtaten më mirë me nevojat e grave, duke ndryshuar kësisoj mënyrën si ato punojnë.
Objektivat
Promovimi i pjesëmarrjes së grave në biznes përmes aksesit në financa dhe këshillave të biznesit.
Pranueshmëria
Programi ynë Gratë në Biznes është i fokusuar në mënyrë të veçantë për gratë drejtuese të NVM-ve, që do të thotë bizneset me më pak se 250 punonjës dhe me xhiro vjetore më të ulët se 50 milionë euro ose me një bilanc total prej më pak se 43 milionë euro. Në mënyrë që një biznes të kualifikohet në këtë program, përgjegjësia për manaxhimin operacional të përgjithshëm të kompanisë duhet të mbahet nga një grua, e cila gjithashtu mund të zotërojë pjesërisht ose tërësisht biznesin.
Donatorë
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH
Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim - AICS
Ambasada e Suedisë në Tiranë
Zbatues / Partner
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH
Intesa San Paolo Bank
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!