EENergy | TrustChain 2nd Open Call
Kodi: SF-24-0018
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, Start-up, Universitetet, Qëndrat kërkimore, OJF
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
2 Dhjetor 2024/ 2 December 2024
Data e Përfundimit
28 Shkurt 2025/ 28 February 2025
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€10.000
Përfitime
- Mbështetje financiare deri në €10,000 për NVM.
- Shërbime këshillimore nga Këshilltarët e Qëndrueshmërisë të EEN.
- Raporte benchmarking për performancën energjetike.
- Mundësi për të ulur kostot e energjisë dhe përmirësuar qëndrueshmërinë.
- Pjesëmarrje në studime pilot për të formuar programet e ardhshme të BE-së.
Përshkrim
Thirrja e 2-të e Hapur EENergy TrustChain, e financuar nga Programi i Tregut të Vetëm (Single Market Programme | SMP) të BE-së, mbështet NVM-të në përmirësimin e efiçencës energjetike përmes asistencës këshillimore dhe financiare.
NVM-të e pranuara duhet të bashkëpunojnë me Këshilltarët e Qëndrueshmërisë të EEN për të hartuar dhe zbatuar plane veprimi që synojnë një reduktim prej të paktën 5% të konsumit të energjisë.
Aktivitetet përfshijnë investime në pajisje, auditime energjie, trajnime dhe shërbime konsulence.
Objektivat
- Arritja e reduktimeve të matshme të energjisë (5% ose më shumë).
- Mbështetja e tranzicionit drejt praktikave të qëndrueshme të energjisë.
- Përmirësimi i kapacitetit të NVM-ve në inovacionin për efiçencën energjetike.
- Nxitja e ndarjes së njohurive dhe bashkëpunimit ndërsektorial.
- Kontribut në objektivat e BE-së për efiçencën energjetike.
Pranueshmëria
Të Pranueshme: NVM-të e themeluara para 01 Janar 2024, që operojnë në vendet anëtare të BE-së, vendet e asociuara me Horizon Europe, ose pjesëmarrësit e Programit të Tregut të Vetëm (SMP).
Duhet të angazhohen me Këshilltarët e Qëndrueshmërisë të EEN dhe të paraqesin një plan veprimi për efiçencën energjetike.
Të Papranueshme: Aplikantët nga Thirrja e 1-rë e Hapur EENergy, entitetet në vështirësi financiare, ose projektet me financim të dyfishtë.
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!