EIC Transition Challenge: Process and system integration of clean energy technologies
Kodi: SF-22-0007
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, universiteti, persona juridikë
Industri
Inovacion, Mjedis
Data e Fillimit
9 February 2022
Data e Përfundimit
28 September 2022
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€500.000
Përfitime
‘EIC Transition Challenge’ synon të maturojë teknologjinë dhe idenë tuaj të biznesit, duke rritur kështu gatishmërinë e teknologjisë dhe tregut. Rezultatet e pritshme të një projekti të ‘EIC Transition Challenge’ janë a) një teknologji që demonstrohet të jetë efektive për zbatimin e saj të synuar dhe b) një model biznesi, një plan biznesi për zhvillimin e saj në treg. Gjithashtu pritet që prona intelektuale e krijuar nga projekti ‘EIC Transition Challenge’ të mbrohet zyrtarisht në mënyrë adekuate
Përshkrim
‘EIC Transition Challange’ financon aktivitete inovative që shkojnë përtej provës eksperimentale të parimit në laborator. Ai mbështet maturimin dhe vlefshmërinë e një teknologjie të re nga laboratori në mjediset përkatëse të aplikimit, si dhe eksplorimet dhe zhvillimin e një biznesi të qëndrueshëm. ‘EIC Transition Challenge’ synon maturimin e teknologjisë së propozuar të energjisë përmes integrimit të saj në një sistem energjetik plotësisht funksional dhe shfaqjes së aktorëve të ekosistemit dhe zinxhirit të vlerës që nevojiten për përvetësimin e teknologjisë në treg.
Objektivat
Propozimet e paraqitura në këtë thirrje duhet të fokusohen në objektivat specifike të mëposhtme:
•Zhvillimi i mëtejshëm i teknologjive të energjisë, duke përfshirë karburantet e rinovueshme që mundësojnë dekarbonizimin e sektorit të energjisë dhe;
•Të lehtësojë përzgjedhjen e aplikimeve dhe rasteve të përdorimit të ndryshme, dhe integrimin e këtyre teknologjive të qëndrueshme në sistemet dhe pajisjet ekzistuese dhe të reja të energjisë, si në nivel komponenti apo infrastrukture.
Pranueshmëria
Ju mund të aplikoni si:
• Një subjekt i vetëm juridik i themeluar në një Shtet Anëtar ose në një Vend të Asociuar nëse jeni një SME ose një organizatë që kryen kërkime. Kompanitë e mëdha nuk kanë të drejtë të aplikojnë si një person juridik i vetëm;
• Një konsorcium i vogël i dy subjekteve juridike të pavarura nga dy Shtete Anëtare të ndryshme ose Vende të Asociuara;
• Një konsorcium prej të paktën tre dhe maksimumi pesë subjekteve juridike të pavarura, d.m.th. duhet të përfshijë të paktën një ent juridik të themeluar në një Shtet Anëtar dhe të paktën dy entitete të tjera juridike të pavarura, secili i krijuar në Shtete Anëtare ose Vende të Asociuara të ndryshme.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!