EIT Higher Education Institutions (HEI) Initiative
Kodi: SF-24-0007
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, Organizata të Kërkimit dhe Teknologjisë, Universitetet
Industri
Kërkim dhe inovacion, Teknologji
Data e Fillimit
1 Shtator 2024/ 1 September 2024
Data e Përfundimit
12 Dhjetor 2024/ 12 December 2027
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€800.000
Përfitime
Thirrja u ofron institucioneve të arsimit të lartë (HEIs) mundësinë për të ndërtuar kapacitete për inovacion dhe për të rritur aftësitë sipërmarrëse. Ajo ofron mbështetje përmes financimit, mentorimit dhe qasjes në network-e, duke u mundësuar HEIs të integrojnë inovacionin në ekosistemet e tyre dhe të mbështesin start-up-et, scale-up-et dhe kërkimin e drejtuar nga inovacioni. Institucionet do të përfitojnë nga bashkëpunimi me partnerë nga arsimi, kërkimi dhe biznesi.
Përshkrim
Thirrja për Projekt-Propozime EIT HEI 2024 fton Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL/ HEIs) të paraqesin projekte të cilat synojnë ndërtimin e kapaciteteve për inovacion dhe nxitjen e aftësive sipërmarrëse. Thirrja është strukturuar në dy drejtime kryesore:
- Drejtimi A fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme për inovacion dhe sipërmarrje në HEIs.
- Drejtimi B thekson inovacionin dhe sipërmarrjen në teknologjitë e avancuara (deep tech), duke u përqendruar veçanërisht në integrimin e këtyre teknologjive në kurrikula, mbështetjen e start-up-eve të teknologjisë së avancuar dhe sjelljen e inovacioneve në treg.
Thirrja do të financojë projektet për një periudhë prej 25 muajsh, me një buxhet total prej 1.34 milionë euro, i ndarë në dy faza: Faza 1 (Prill deri në Dhjetor 2025) me 540,000 euro, dhe Faza 2 (Janar 2026 deri në Prill 2027) me 800,000 euro. Aplikantët pritet të dorëzojnë një Plan Veprimi për Vizionin e Inovacionit (IVAP), duke detajuar veprimet, KPI-të dhe objektivat strategjike.
Për më tepër, iniciativa inkurajon bashkëpunimin midis HEIs, bizneseve dhe Komuniteteve të Njohurive dhe Inovacionit të EIT (KICs) për të forcuar ekosistemet e inovacionit në nivelet lokale dhe rajonale, duke shfrytëzuar strategjitë “SMART” të specializimit (S3) dhe duke mbështetur ndryshimin sistemik të qëndrueshëm brenda sektorit të arsimit.
Objektivat
Objektivat kryesore të iniciativës janë:
- Ndërtimi i kapaciteteve për inovacion dhe sipërmarrje në HEIs.
- Nxitja e transformimit institucional duke integruar HEIs në ekosisteme më të gjera të inovacionit.
- Mbështetja e kalimit të inovacioneve akademike në zgjidhje të gatshme për tregun.
- Forcimi i partneriteteve midis HEIs, bizneseve dhe rrjeteve rajonale të inovacionit.
Pranueshmëria
Pjesëmarrësit e kualifikuar përfshijnë HEIs, biznese, institute kërkimore, organe publike në nivele të ndryshme, organizata ndërmjetëse që përfaqësojnë HEIs, ndërmarrje sociale dhe OJQ-të. Këto njësi duhet të jenë entitete ligjore të njohura sipas ligjit të BE-së ose ligjit kombëtar dhe duhet të jenë të bazuara në vendet e pranueshme të Horizon Europe.
Kriteret Skualifikuese:
Entitetet ligjore nga Rusia, Bjellorusia dhe territoret e Ukrainës që nuk janë nën kontroll qeveritar janë të paeleigjshme. Përjashtime të tjera përfshijnë trustet publike të interesit në Hungari dhe entitetet e prekura nga sanksionet e BE-së.
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!