Fondet 2026 – Mbështetje për Zhvillimin e Ndërmarrjeve
Kodi: SF-26-0017
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Data e Fillimit
11.05.2026
Data e Përfundimit
09.06.2026
Statusi
Aktive
Min i financimit
0 L
Max i financimit
2,500,000 L
Përfitime
- Financim deri në 2.500.000 lekë
- Mbulim 100% i kostove të pranueshme
- Mbështetje për standardizim dhe certifikim
- Mbështetje për inovacion dhe digjitalizim
- Përmirësim i produkteve dhe shërbimeve
- Mbështetje për zhvillimin e e-commerce dhe platformave digjitale
- Trajnime dhe rritje kapacitetesh për stafin
- Nxitje për eksport dhe konkurrueshmëri në treg
Përshkrim
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) hap thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) për vitin 2026. Programi administrohet nga AIDA në kuadër të fondit “Për zhvillimin e ndërmarrjeve”, bazuar në ligjin nr. 43/2022 “Për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, dhe financohet nga buxheti i shtetit.
Kjo thirrje synon rritjen e konkurrueshmërisë së NMVM-ve përmes mbështetjes së zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve, standardizimit, inovacionit, rinovimit teknologjik dhe forcimit të kapaciteteve për eksport dhe tregje të qëndrueshme.
Programi mbështet ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda territorit të Shqipërisë dhe projekt-propozimet duhet të realizohen brenda vitit buxhetor 2026.
SKEMA 1 – Mbështetje Financiare për Shpenzime Korrente
- Financim deri në 2.500.000 lekë
- Mbulim i kostove deri në 100%
Kostot e mbulueshme përfshijnë:
- Certifikim të standardeve të prodhimit dhe shërbimit
- Konsulencë për përgatitjen e certifikimeve
- Përmirësim produkti përmes etiketimit dhe ambalazhimit
- Trajnime për stafin në teknologji digjitale, inovacion, marketing dhe logjistikë
- Pajisje me certifikata profesionale nga subjekte të licencuara
- Zhvillim aplikacionesh dhe platformash për e-commerce
- Sisteme të reja logjistike softwerike dhe pajisje teknologjike
Projektet duhet të përfundojnë brenda vitit 2026 dhe dokumentacioni financiar së bashku me raportin final duhet të dorëzohen brenda muajit nëntor 2026.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave do të kryhet nëpërmjet adresës elektronike: [email protected]
Objektivat
Objektivat:
- Rritja e konkurrueshmërisë së NMVM-ve
- Mbështetja e inovacionit dhe transformimit digjital
- Përmirësimi i cilësisë së produkteve dhe shërbimeve
- Nxitja e eksportit dhe integrimit në tregje të qëndrueshme
- Zhvillimi i kapaciteteve profesionale dhe teknologjike të ndërmarrjeve
Tematika:
- Standardizim
- Inovacion dhe teknologji
- Digjitalizim
- E-commerce
- Marketing dhe logjistikë
- Zhvillim biznesi
- Trajnime profesionale
- Ambalazhim dhe etiketim
Pranueshmëria
Të pranueshme:
- Ndërmarrje Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) sipas legjislacionit shqiptar
- Ndërmarrje që ushtrojnë aktivitetin brenda territorit të Shqipërisë
- Projekte për standardizim, inovacion, teknologji, trajnim dhe digjitalizim
- Projekte që kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe eksportit
Jo të pranueshme:
- Ndërmarrje që kanë përfituar financime të tjera për të njëjtat aktivitete nga donatorë ose institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare
- Aplikime të paplota
- Projekte që nuk përputhen me kriteret dhe kushtet e programit
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!