Fondi i Artizanëve 2023
Kodi: SF-23-0006
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, Organizata, subjekte ligjore
Industri
Artizanat
Data e Fillimit
25 Janar 2023 / 25 January 2023
Data e Përfundimit
25 Shkurt 2023 / 25 February 2023
Statusi
Aktive
Max i financimit
1,000,000 L
Përfitime
- Mbështetje financiare e artizanëve shqiptarë;
- Trashëgimi i profesionit
Përshkrim
Ministria e Kulturës në përputhje me misionin dhe politikat për promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse dhe promovuese për artizanët dhe zejtarët shpall: Fondin e Artizanëve 2023.
Kjo thirrje e Ministrisë së Kulturës synon të mbështesë financiarisht me fonde publike projektpropozime të paraqitura nga individë-artizanë, persona juridikë të regjistruar si OJF dhe persona fizikë të regjistruar në QKB, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin, edukimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanantit tradicional.
Ky Fond do të mbështesë projekte, të cilat stimulojnë përcjelljen e zanateve dhe profesioneve tek të rinjtë, me qëllim mësimin dhe edukimin profesional të një brezi pasardhës artizanësh, të cilët do t’i trashëgojnë këto profesione.
Projektet përfituese nga ky fond realizohen nën kujdesin e Ministrit të Kulturës, sipas motos: “E ardhmja është në origjinë”.
Aplikimet do të dorëzohen në formë të printuar , dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të Ministrisë së Kulturës.
Objektivat
Nëpërmjet mbështetjes financiare të këtyre projekteve, thirrja synon të mësojë dhe edukojë një brez pasardhës artizanësh të cilët do të trashëgojnë këto profesione.
Pranueshmëria
Do të pranohen projektpropozime nga individë-artizanë, persona juridikë të regjistruar si OJF dhe persona fizikë të regjistruar në QKB, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin, edukimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanantit tradicional.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!