Fondi i garancisë për SME
Kodi: SF-21-0002
Tipi i Skemës Financiare
Kredi/Garanci
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
Data e Përfundimit
Statusi
Aktive
Përfitime
Struktura e mbulimit që ofron Fondi i Garancisë është si vijon:
Projekt Standard
- Shuma Minimale e Kredisë € 50,001
- Shuma Maksimale e Kredisë € 500,000
- Shuma Maksimale e Garancisë € 200,000
- Mbulimi me Garanci në % deri në 50%
Projekt Prioritar
- Shuma Minimale e Kredisë € 50,001
- Shuma Maksimale e Kredisë € 500,000
- Shuma Maksimale e Garancisë € 200,000
- Mbulimi me Garanci në % deri në 60%
Projekt i Vogël
- Shuma Minimale e Kredisë € 15,000
- Shuma Maksimale e Kredisë € 50,000
- Shuma Maksimale e Garancisë € 30,000
- Mbulimi me Garanci në % deri në 60%
Norma maksimale e interesit që aplikohet është deri në 3 % për kreditë në euro dhe deri në 4% për kreditë në lek. Kushtet e ripagimit të kredisë janë nga 3 - 8 vjet dhe periudha “Grace” ku paguhet vetëm interesi, nga 1 deri në 2 vjet.
Përshkrim
Fondi Shqiptar i Garancisë prej 5 milionë euro është një instrument financiar i krijuar nga Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare në kuadër të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, i cili mundëson ofrimin e garancive në trajtën e kolateralit për të nxitur kreditimin nga ana e institucioneve financiare për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), që kanë vështirësi në qasjen e kredisë bankare, sepse nuk kanë garanci të mjaftueshme.
Objektivat
Fondi Shqiptar i Garancisë, në praktikë, zëvendëson garancitë që zakonisht kërkohen për të marrë kredi nga bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, duke ulur rrezikun në shumën e garantuar. Me këtë garanci kredie NMVM-të kanë mundësi të marrin kredi më të lira se ato të tregut pa garanci shtesë, për pjesën e garantuar nga Fondi.
Pranueshmëria
Vetëm ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që plotësojnë kriteret dhe kushtet e pranueshmërisë nga linja e kredisë së Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri kanë të drejtë të përfitojnë nga Fondi Shqiptar i Garancisë. Në veçanti, për t’u kualifikuar për mbështetje nga Fondi Shqiptar i Garancisë, SME-të duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Shoqëria është e regjistruar në Shqipëri;
- Jo më pak se 51% e kapitalit të shoqërisë zotërohet nga shtetas shqiptar;
- Qarkullimi vjetor jo më i lartë se 10 milionë euro;
- Numri i punonjësve jo më i lartë se 250-të.
Kushtet e lëshimit të garancisë Fondi Shqiptar i Garancisë mund të përdoret vetëm për garantimin e kredive që financohen, në kuadër të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, nëpërmjet bankave apo institucioneve financiare jo bankë, partnere të programit. Garancitë e kredisë lëshohen për kredi për financimin e projekteve të investimeve të SME-ve që janë të lidhura me blerjen e makinerive, pajisjeve dhe shërbimeve me origjinë italiane. Fondi i Garancisë do të garantojë bankat apo institucionet financiare jo bankë, partnere të programit, duke ju mbuluar deri në 50% të riskut potencial në shlyerjen në afat të kredisë për projektet standard dhe deri në 60% për projektet prioritare të SME-ve.
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!