FUTUREPROOFTEXTILES – Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorin tekstil drejt tranzicionit digjital dhe atij të gjelbër – 1st Open Call
Kodi: SF-26-0018
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Start-up
Industri
Tekstil, EKONOMI QARKULLUESE, Tranzicion i gjelbër, Dixhitalizim dhe Teknologji, Automatizimi, Menaxhimi i materialeve, Produktet inteligjente, Kontrolli i cilësisë, Siguria, Inteligjenca Artificiale, Riciklim i tekstileve
Data e Fillimit
22.06.2026
Data e Përfundimit
18.09.2026
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€50.000
Përfitime
- Financim deri në €50,000 në formë lump-sum grant
- Mbështetje për projekte të tranzicionit të gjelbër dhe transformimit digjital
- Trajnime të specializuara mbi ekonominë qarkulluese, Industry 4.0 dhe prodhimin e qëndrueshëm
- Mentorim dhe coaching i personalizuar nga ekspertë të industrisë
- Mbështetje për rritjen e konkurrueshmërisë dhe reziliencës së SME-ve
- Mundësi për implementimin e teknologjive të avancuara dhe praktikave të qëndrueshme
- Përmirësim i efikasitetit të prodhimit, automatizimit dhe vendimmarrjes bazuar në të dhëna
- Mbështetje për zhvillimin e inovacionit në zinxhirin evropian të vlerës së tekstilit
- Pjesëmarrje në një projekt të financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit Single Market Programme (SMP)
Përshkrim
Thirrja "FutureProofTextiles – Supporting SMEs in the Textile Sector towards Digital and Green Transition – 1st Open Call" synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) të sektorit të tekstilit në përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe transformimit digjital.
Programi do të financojë 40 SME, të ndara në dy skema financimi:
- Green Initiatives – për projekte që promovojnë praktika të qëndrueshme, ekonomi qarkulluese, efikasitet energjetik, reduktimin e mbetjeve dhe riciklimin e tekstileve.
- Digital Innovations – për projekte që adoptojnë teknologji digjitale, automatizim, inteligjencë artificiale, analiza të të dhënave dhe zgjidhje Industry 4.0 për sektorin tekstil.
Çdo SME e përzgjedhur do të përfitojë një grant €50,000, ndërsa duhet të sigurojë një bashkëfinancim minimal prej €10,000. Projektet duhet të kenë një nivel gatishmërie teknologjike (TRL 5 ose më të lartë) dhe do të implementohen brenda një periudhe prej 9 muajsh.
Përveç mbështetjes financiare, përfituesit do të marrin trajnim, mentorim dhe asistencë teknike për zhvillimin e kapaciteteve, rritjen e qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë në tregun evropian. Aplikimet dorëzohen në gjuhën angleze përmes platformës EU Survey.
Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni në:
[email protected]
Aplikimet dorëzohen përmes platformës:
https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/FutureProofTextiles-1st-OpenCall
Objektivat
- Mbështetja e tranzicionit të gjelbër të industrisë tekstile
- Përshpejtimi i transformimit digjital të SME-ve
- Promovimi i ekonomisë qarkulluese dhe prodhimit të qëndrueshëm
- Reduktimi i mbetjeve dhe përmirësimi i efikasitetit të burimeve
- Nxitja e automatizimit dhe përdorimit të teknologjive Industry 4.0
- Rritja e konkurrueshmërisë dhe reziliencës së SME-ve evropiane
- Përforcimi i inovacionit përgjatë zinxhirit të vlerës së tekstilit
- Mbështetja e adoptimit të teknologjive digjitale dhe praktikave të qëndrueshme.
Pranueshmëria
Të pranueshme:
- SME sipas përkufizimit të Komisionit Europian (Recommendation 2003/361/EC)
- Kompani të regjistruara në vendet pjesëmarrëse në Single Market Programme (SMP)
- SME që operojnë në zinxhirin e vlerës së tekstilit ose në sektorë plotësues (teknologji, makineri etj.) që kontribuojnë drejtpërdrejt në industrinë tekstile
- Projekte me TRL 5 ose më të lartë
- Aplikime nga një SME e vetme (konsorciumet nuk pranohen)
- Të paktën një punonjës që zotëron gjuhën angleze dhe merr pjesë aktivisht në projekt
- Projekte që adresojnë një nga dy temat: Green Initiatives ose Digital Innovations
- Gatishmëri për të siguruar bashkëfinancim minimal prej €10,000
Jo të pranueshme:
- Konsorciume të përbëra nga disa SME
- Organizata klaster dhe organizata ndërmjetëse, edhe nëse klasifikohen si SME
- Aplikime të dorëzuara jashtë afatit
- Aplikime në gjuhë tjetër përveç anglishtes
- Projekte me TRL më të ulët se 5
Projekte që nuk lidhen me sektorin tekstil ose zinxhirin e tij të vlerës.
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!