Granti "Smart & Green Future"
Kodi: SF-24-0005
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
Start-Up
Industri
Teknologji Informacioni, Inovacion, Teknologji etj., Sipërmarrja dhe NVM-të, Inovacioni, Mjedisi
Data e Fillimit
01 Shkurt 2024 / 01 February 2024
Data e Përfundimit
15 Mars 2024 / 15 March 2024
Statusi
Aktive
Max i financimit
€7.000
Përfitime
- Mbështetje me grant
- Zgjidhje inteligjente
- Sipëmarrje të qëndrueshme
- Mbrojtje e mjedisit
Përshkrim
Kjo thirrje për propozime fton sipërmarrësit aspirantë, si dhe kompanitë ekzistuese në Shqipëri për të përfituar nga skema e granteve të sipërmarrjes.. Grantet do të kalojnë përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do t'u shpërndahen sipërmarrësve të rinj dhe ekzistues. Projekti “Smart&Green Future” ka parashikuar një kontribut financiar në mbështetje të MSME-ve të cilat dëshirojnë të konvertojnë proceset operacionale në zgjidhje të mbështetura nga Teknologji Informacioni (TI) dhe/ose të integrojnë aspektet e mbrojtjes së mjedisit dhe klimës në modelin e tyre të biznesit.
Grantet "Smart&Green Future" ofrojnë financim për sipërmarrës shqiptarë ekzistues ose ata aspirantë që synojnë të zhvillojnë procese biznesi të qëndrueshme, në mbrojtje të mjedisit dhe të orientuara drejt dixhitalizimit. Kjo do të rrisë konkurrencën e sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) në Shqipëri dhe do t'u mundësojë atyre të sigurojnë vende pune ekzistuese ose të krijojnë të reja. Kjo arrihet duke ofruar një mundësi për akses në financim përmes një procesi aplikimi të hapur, transparent dhe konkurrues, i cili u siguron aplikantëve një grant të vetëm, me kohëzgjatje të kufizuar për të kapërcyer sfidat që pengojnë inovacionin dhe zhvillimin.
Objektivat
Objektivi i përgjithshëm i programit ProSEED 2.0 është rritja e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe vetëpunësimit të të rinjve në tregun shqiptar të punës.
Objektivat specifike janë si më poshtë:
● Të ofrojë mbështetje për biznesin e ri dhe të promovojë punësimin.
● Të sigurojë financimin për fazat e para të biznesit për sipërmarrësit dhe të vlerësojë qëndrueshmërinë e biznesit të tyre duke u bërë promotor i një fillimi të mbarë.
● Të ofrojë mbështetje për gratë që udhëheqin bizneset.
Pranueshmëria
Skema e granteve do të mbështesë sipërmarrësit aspirantë të cilët:
✔ janë banorë shqiptarë dhe të paktën 18 vjeç;
✔ po zhvillojnë një biznes të ri fillestar;
✔ kane një certifikatë pjesëmarrjeje nga një trajnim biznesi në një nga programet e mbështetura nga ProSEED ose në një program tjetër trajnimi të krahasueshëm (p.sh. Diplomë në Shkenca Ekonomike);
Aplikimet nga bizneset ekzistuese janë të pranueshme nëse plotësohen kriteret e lartpërmendura dhe gjithashtu biznesi:
✔ është i regjistruar në Shqipëri
✔ nuk është në likuidim
✔ nuk ka detyrime nga zyra kombëtare e taksave dhe tatimeve vendore
✔ përfaqësuesi nuk ka qënë i dënuar apo i ndjekur penalisht për vepra penale ose mashtrime biznesi brenda 5 viteve te fundit
Thirrja do të jetë e hapur për të gjithë bizneset që zbatojnë specifikimet e sipërpërmendura, por përparësi do të kenë ato që operojnë në sektorë të tillë si Teknologji Informacioni (TI), tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimit, dhe biznese që kryejnë eksporte.
2.2 Kriteret skualifikuese
Aplikimet nga bizneset nuk janë të pranueshme, nëse:
✔ janë në proces likuidimi, falimentimi ose mbylljeje
✔ kanë detyrime ndaj shtetit ose zyrës së tatim taksave
✔ kanë qënë të dënuar ose janë ndjekur penalisht për vepra penale ose veprimtari të paligjshme biznesi
✔ aplikantët që kanë përfituar grante gjatë viteve të fundit nga Skema Co-Solve
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!