HERITAGE Cultural Heritage Innovation Grants_CR.EU.IN
Kodi: SF-26-0002
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, Start-up, Universitetet, Qëndrat kërkimore, OJF
Industri
Kulturë, Trashëgimi kulturore, Restaurim, Inovacion, Teknologji etj.
Data e Fillimit
19.02.2026
Data e Përfundimit
20.04.2026/ 31.08.2026
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€120.000
Përfitime
Mbështetje financiare për projekte inovative bashkëpunuese të SME-ve në trashëgimi kulturore.
• Dy linja financimi të përshtatura për inovacion produkti dhe procesi.
• Mundësi për ngritje kapacitete dhe përzgjedhje partnere për teknologji digjitale dhe të gjelbër.
• Bashkëpunim ndërkufitar dhe ndërsektorial për rritje ndikimi.
• Përforcim i autonomisë strategjike përmes përdorimit të teknologjive të bazuara në BE.
Përshkrim
Thirrja CR.EU.IN. HERITAGE Cultural Heritage Innovation Grants është pjesë e projektit CR.EU.IN. HERITAGE (GA 101236464), i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian nën Programin e Tregut të Përbashkët (SMP-COSME-2024-CLUSTER).
Kjo nismë synon të çojë përpara inovacionin dhe autonominë strategjike në Zinxhirin e Vlerës së Trashëgimisë Kulturore (CHVC), duke përfshirë ruajtjen, menaxhimin, vlerësimin dhe rritjen e ndikimit të pasurive kulturore.
Thirrja mbështet projekte bashkëpunuese inovative që përfshijnë SME-të në mbarë Evropën dhe nxit tranzicionin e gjelbër dhe digjital përmes zbatimit të teknologjive digjitale me origjinë në BE dhe bashkëpunimit ndërsektorial dhe ndërkufitar.
Financohen të paktën 20 projekte të tilla, të ndara në dy linja: inovacion produkti dhe inovacion procesi, për të forcuar qëndrueshmërinë, konkurrueshmërinë dhe reziliencën e SME-ve në sektorin e trashëgimisë kulturore.
Objektivat
-
Mbështetja e projekteve bashkëpunuese për zhvillimin e produkteve ose shërbimeve të reja.
-
Promovimi i inovacionit të proceseve për tranzicionin digjital dhe të gjelbër.
-
Zgjerimi i përdorimit të teknologjive digjitale me origjinë në BE.
-
Nxitja e bashkëpunimit ndërsektorial dhe ndërkufitar.
-
Forcimi i kapaciteteve inovative dhe qëndrueshmërisë së SME-ve në trashëgimi kulturore.
Tematika kryesore:
-
Ruajtja dhe menaxhimi i trashëgimisë së prekshme
-
Trashëgimia jomateriale dhe shërbimet kulturore
-
Teknologji digjitale dhe të gjelbër për trashëgimi
-
Inovacion në industri kreative të lidhura me trashëgiminë
-
Procese të qëndrueshme biznesi në CHVC
-
Step 1 (Koncepti): Afati i dorëzimit 20 Prill 2026 (concept note).
-
Step 2 (Propozimi i plotë): Afati 31 Gusht 2026.
-
Zbatimi i projektit: 12 muaj pas përzgjedhjes (pasi përfundojnë fazat e kapacitetit dhe bashkëpunimit).
Pranueshmëria
Kriteret e pranueshmërisë:
• SME të regjistruara në vendet pjesëmarrëse të SMP (Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet e lidhura).
• Propozime me konsorcium të paktën 2 SME-ve nga vende të ndryshme.
• Kapacitet financiar dhe ligjor për menaxhim projekti.
• Fokus i qartë në Zinxhirin e Vlerës së Trashëgimisë Kulturore dhe përdorim të teknologjive digjitale të bazuara në BE.
Kriteret e jo-përshtatshmërisë:
• Organizata që nuk janë SME sipas defincionit të BE-së.
• Entitete nga vende jashtë SMP.
• Propozime pa ndikim të qartë në CHVC ose pa teknologji digjitale të bazuara në BE.
• Aplikime jo-plotë ose që nuk plotësojnë kushtet financiare dhe ligjore.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!