Instrumenti i Garancisë EaSI
Kodi: SF-21-0017
Tipi i Skemës Financiare
Kredi/Garanci
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
2010
Data e Përfundimit
2023
Statusi
Aktive
Min i financimit
€25.000
Max i financimit
€500.000
Përfitime
• Shkalla e garancisë: maksimumi 80 përqind.
• Shkalla e kapitalizimit: maksimumi 30 përqind.
• Periudha e disponueshmërisë: deri në 60 muaj.
• Mbulimi i garancisë për kreditë (përfshirë ato rqarkulluese).
• Garanci e pakushtëzuar (përfitimet rregullatore të lehtësimit të kapitalit).
• Mikrokredi deri në 25,000 Euro
• Kredi për ndërmarrjet shoqërore deri në 500,000 Euro
Përshkrim
Instrumenti i Garancisë EaSI financohet nga Programi EIF EaSI dhe i dedikohet posaçërisht mikrofinancës dhe sipërmarrjes sociale. EaSI ofron dy instrumente të ndryshëm financiar për ndërmjetësit e zgjedhur financiarë:
• Programi i (kundër -) Garancisë së Mikrofinancimit
• Programi i (kundër -) Garancisë së Ndërmarrjes Sociale
Ndërmjetësuesit ekzistues financiarë janë:
• FED Invest: Portofol mikrofinanciar - Garanci 1,200,000 EUR
• NOA Sh.a .: Portofol mikrofinanciar - Garanci 168,000 EUR
• Fondi Besa Sh.a: Portofol mikrofinanciar - Garanci 262,400 Euro
Objektivat
Një nga objektivat kryesore të programit është të rrisë mundësinë e financimit për grupet në nevojë që dëshirojnë të fillojnë ndërmarrjet e tyre, mikro-ndërmarrjet dhe ndërmarrjet sociale, që janë në fazat e tyre të fillimit dhe zhvillimit.
Pranueshmëria
Mikro-huamarrësit
Personat e cenueshëm që kanë humbur ose rrezikojnë të humbin punën e tyre, ose kanë vështirësi për të hyrë ose ri-hyrë në tregun e punës, ose janë në rrezik të përjashtimit social, ose janë të përjashtuar nga shoqëria, dhe janë në një pozitë të pafavorshme në lidhje me qasjen në tregun konvencional të kredisë dhe të cilët dëshirojnë të fillojnë ose të zhvillojnë mikro-ndërmarrjet e tyre.
Mikro-ndërmarrjet
Mikro-ndërmarrjet në fazën e fillimit dhe zhvillimit, veçanërisht mikro-ndërmarrjet që punësojnë persona siç referohet në përkufizimin e sipërpërmendur të mikro-huamarrësve.
Ndërmarrjet Sociale
Ndërmarrjet me një qarkullim vjetor jo më shumë se 30 milion EUR ose me një bilanc vjetor total që nuk i kalon 30 milion EUR, të cilat nuk janë vetë një ndërmarrje e investimeve kolektive.
Donatorë
Zbatues / Partner
Fondi Europian i Investimeve (EIF)
FED Invest
NOA Bank
Fondi Besa
Publikime
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!