Local Green Deals (SMP-COSME-2021-RESILIENCE)
Kodi: SF-21-0041
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
28.09.2021
Data e Përfundimit
24.11.2021
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€4.000.000
Përfitime
• Rritja e numrit të operatorëve ekonomikë lokalë dhe NVM-ve që kanë njohuri më të mira për qëndrueshmërinë, përmirësojnë alternativat e modeleve të qëndrueshme të biznesit dhe mbështetjen ekzistuese për tranzicionin e tyre;
• Rritja e numrit të NVM-ve që janë më inovatore sa i përket produkteve dhe shërbimeve, dhe si i menaxhojnë proceset e tyre inovative, dhe integrojnë teknologjitë dhe proceset e gjelbra dhe dixhitale;
• Rritja e numrit të NVM-ve të cilët janë të vetëdijshëm për burimet e financimit të BE-së dhe burimet e tjera të financimit për zgjerimin e biznesit të tyre, dhe çfarë duhet të bëjnë për të aplikuar dhe/ose për të krijuar kontakte të frytshme me investitorët e mundshëm.
Përshkrim
Në mënyrë që të kontribuojnë në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane në qëndrueshmërinë, prosperitetin dhe paralelisht të zhvillojnë strategji më të qëndrueshme rajonale/lokale dhe modele të qëndrueshme të biznesit, NVM-ve dhe kompanive do t'u duhet të pësojnë një transformim të shpejtë dhe rrënjësor dhe të dalin me zgjidhje krijuese, të qëndrueshme dhe bashkëpunuese. Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrje është të sigurojë mbështetje për NVM-të, operatorët ekonomikë rajonalë dhe lokalë për të udhëhequr tranzicionin e gjelbër, dixhital dhe zbatimin e veprimeve që synojnë drejtimin e ekonomisë lokale drejt një rruge të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zbutjen e ndikimin ekonomik të krizës COVID-19.
Objektivat
Objektivat specifike janë:
• Mbështetja e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe kombëtar, shkëmbimi i praktikave të mira, modelet bashkëpunuese të biznesit midis industrisë, NVM-ve dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, hartimi i shembujve dhe mundësive ekzistuese në zhvillimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të gjelbra;
• Mbështetja e mësimit midis partnerëve të projektit dhe bashkë-krijimi i praktikave dhe zgjidhjeve të qëndrueshme, të zgjuara dhe gjithëpërfshirëse për sfidat më urgjente urbane dhe lokale që lidhen me tranzicionin e gjelbër të ekonomisë lokale;
• Mbështetja e administratave lokale, industrisë, biznesit dhe aktorëve të tjerë lokalë në zhvillimin dhe zbatimin e ‘Marrëveshjeve të Gjelbra Lokale’, si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërqytetas;
•Rritja e ndërgjegjësimit dhe zbatimi i projektit të ‘Marrëveshjeve të Gjelbra Lokale’.
Pranueshmëria
Aplikantët duhet:
të jenë persona juridikë (organe publike ose private);
të jetë i themeluar në një nga vendet e lejuara.
Subjektet e tjera mund të marrin pjesë në role të tjera konsorciumi, siç janë partnerët e lidhur, nënkontraktorët, palët e treta që japin kontribute në natyrë, etj.
Propozimet duhet të dorëzohen nga:
Një konsorcium aplikantësh (përfitues; subjekte jo të lidhura), i cili plotëson kushtet e mëposhtme:
(a) të paktën dy institucione publike vendore, të miratuara si njësi publike në ‘Regjistrin e Pjesëmarrësve’ nga të paktën dy vende të ndryshme;
(b) të paktën një organizatë të lidhur me biznesin si organizata ose shoqata e NVM -ve, dhoma e tregtisë, etj. relevante për këtë temë të thirrjes;
(c) aplikantët shtesë mund të jenë operatorë të tjerë ekonomikë si organizata të rrjetit, organizata të NVM -ve, NVM -të, organizata ose ndërmarrje të ekonomisë sociale, organizata të shoqërisë civile, agjenci lokale të zhvillimit urban dhe inovacionit, qendra teknologjike dhe ofrues të shërbimeve, qendra inovative dixhitale, grupe industriale, institucione arsimore, organizata arsimore ose të aftësimit profesional, dhoma tregtare, etj. të rëndësishme për këtë temë thirrje.
Një aplikant duhet të emërohet si koordinator i konsorciumit.
Numri i aplikantëve që formojnë një konsorcium është minimal 3 dhe maksimum 10.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!