MANUFACTergy_FACTORY CHECK-IN
Kodi: SF-26-0001
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Manifakture, Industritë që përfshijnë teknologjinë dhe veprimtari të inovacionit
Data e Fillimit
10.02.2026
Data e Përfundimit
17.04.2026
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€10.000
Përfitime
• Financim deri në 10,000 € për çdo NVM
• Mbështetje për tranzicionin digjital dhe të gjelbër
• Bashkëpunim me ofrues të specializuar zgjidhjesh
• Plan konkret dhe i zbatueshëm për inovacion
• Rritje e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë
Përshkrim
Thirrja FACTORY CHECK-IN lëshohet në kuadër të projektit MANUFACTergy (Grant Agreement Nr. 101236675), i financuar nga programi SMP-COSME-2024-CLUSTER-01 – Joint Cluster Initiatives (EUROCLUSTERS) për rimëkëmbjen e Evropës.
Qëllimi i thirrjes është të mbështesë NVM-të në sektorin e prodhimit, konkretisht në mobilieri dhe ndërtim, përmes mekanizmit të financimit kaskadë.
NVM-të e përzgjedhura do të marrin mbështetje financiare për realizimin e një Design Study – një studim i personalizuar dhe i orientuar drejt zbatimit, që përgatit ndërmarrjen për adoptimin e teknologjive të avancuara, digjitale dhe me eficiencë energjetike.
Aplikimi kërkon partneritet midis NVM-së dhe një ofruesi zgjidhjesh (solution provider), i cili mund të zgjidhet nga Regjistri MANUFACTergy (jo i detyrueshëm) ose të propozohet nga vetë aplikanti.
Objektivat
-
Mbështetja e NVM-ve në mobilieri dhe ndërtim
-
Përshpejtimi i tranzicionit digjital dhe të gjelbër
-
Përmirësimi i eficiencës energjetike dhe të burimeve
-
Rritja e kapaciteteve inovative dhe reziliencës
-
Forcimi i bashkëpunimit me ofrues ekspertë
Tematika:
-
Transformimi digjital
-
Eficienca energjetike
-
Prodhim i qëndrueshëm
-
Optimizimi i burimeve
-
Adoptimi i inovacionit
Pranueshmëria
Të pranueshme janë NVM-të që operojnë në sektorin e prodhimit në mobilieri dhe ndërtim. Çdo NVM mund të aplikojë vetëm me një propozim.
Kërkohet partneritet me një ofrues zgjidhjesh, dhe të paktën 75% e buxhetit duhet të alokohet për këtë ofrues.
Aplikimet duhet të dorëzohen në anglisht përmes EUSurvey dhe të përfshijnë:
-
Deklaratën e Nderit të nënshkruar
-
Formularin e aplikimit
Nuk janë të pranueshme:
-
Projekte pa perspektivë të qartë zbatimi
-
Aplikime të dorëzuara pas afatit
-
Aplikime jo në anglisht
-
Më shumë se një aplikim nga e njëjta NVM
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!