MAT4EU Advanced Materials Innovation Open Call
Kodi: SF-26-0014
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Hapësirë ajrore dhe Mbrojtje, Paketimi agro-ushqimor, Shërbime shëndetësore, Ndërtim, Inovacion, Teknologji, Energji e rinovueshme
Data e Fillimit
06.05.2026
Data e Përfundimit
06.07.2026
Statusi
Aktive
Min i financimit
€33.750
Max i financimit
€60.000
Përfitime
Financim direkt deri në €60,000
Mbështetje për zhvillim, testim dhe validim të zgjidhjeve inovative
Mbështetje për adoptim dhe integrim industrial
Nxitje për transformimin e gjelbër dhe digjital
Akses në rrjete europiane dhe partnerë industrialë
Mundësi për zgjerim dhe shkallëzim në tregjet europiane
Përshkrim
Thirrja MAT4EU Open Call është pjesë e një programi evropian që mbështet SME-të prodhuese që punojnë me materiale të avancuara si metalet, polimerët, qeramikat dhe kompozitet. Programi synon të përshpejtojë inovacionin industrial, transformimin e gjelbër dhe digjital, si dhe forcimin e autonomisë industriale evropiane.
Projektet duhet të fokusohen në zhvillimin, testimin, validimin ose adoptimin industrial të zgjidhjeve inovative në materialet e avancuara dhe të kontribuojnë në sektorë strategjikë si aerospace & defense, paketimi agro-ushqimor, energjia e rinovueshme, ndërtimi, shëndetësia dhe mobiliteti.
Programi është i organizuar në dy drejtime kryesore:
Fusha 1 – Zhvillimi dhe Inovacioni: mbështet zhvillimin dhe validimin e produkteve inovative në materialet e avancuara. Do të financohen 10 projekte me grant fiks prej €60,000 që mbulon deri në 75% të kostove të pranueshme.
Fusha 2 – Përshtatja Industriale: mbështet integrimin, adoptimin dhe shkallëzimin industrial të zgjidhjeve me materiale të avancuara në mjedise industriale dhe zinxhirë vlere. Do të financohen 19 projekte me grant fiks prej €33,750 që mbulon deri në 75% të kostove të pranueshme.
Aplikantët duhet të specifikojnë fushën për të cilin aplikojnë bazuar në objektivat dhe natyrën e projektit të tyre.
Objektivat
Nxitja e inovacionit në materialet e avancuara
Mbështetja e transformimit të gjelbër dhe digjital
Forcimi i autonomisë industriale evropiane
Përshpejtimi i adoptimit industrial të teknologjive të reja
Rritja e konkurrueshmërisë së SME-ve
Tematika:
- Materiale të avancuara
- Metale
- Polimere
- Qeramika
- Kompozite
- Transformim i gjelbër
- Digjitalizim industrial
- Inovacion në prodhim
Pranueshmëria
Të pranueshme:
- SME prodhuese sipas përkufizimit të BE-së
- Kompani që punojnë me materiale të avancuara: metale, polimere, qeramika ose kompozite
- Projekte që targetojnë sektorë strategjikë industrialë
- Projekte për zhvillim, validim ose adoptim industrial
- Aplikantë nga vendet e pranueshme të programit
Jo të pranueshme:
- Ndërmarrje të mëdha
- Projekte jashtë fushës së materialeve të avancuara
- Projekte që nuk lidhen me sektorët strategjikë të programit
- Aplikime të paplota
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!