ONTOCHAIN OPEN CALL 2
Kodi: SF-21-0034
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Start-up
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
15.07.2021
Data e Përfundimit
15.09.2021
Statusi
Jo Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€145.000
Përfitime
- Të gjitha ekipet e përzgjedhura do të kenë akses nëse dëshirojnë dhe kanë nevojë, në platformën blockchain iExec, dhe në web aplikacionin MyIntelliPatent, të populluar me aplikacione të përditësuara të blockchain, për analizën dhe monitorimin e patentave;
- Për të mbështetur ekipet do të organizohen trajnime dhe sesione të ndryshme me mentorë;
Promovimi dhe mundësitë e rrjetëzimit ofrohen si pjesë e projektit ONTOCHAIN.
Përshkrim
ONTOCHAIN fuqizon novatorët e internetit për të gjetur zgjidhje të besueshme të menaxhimit të njohurive të bazuara në blockchain, të cilat do të jenë pjesë e një ekosistemi të ri softueri. Koncepti në themel të këtij ekosistemi është një shkëmbim më i mirë i njohurive për fusha të ndryshme si shëndetësia, ekonomia, shërbimet publike, energjia dhe lajmet, media, argëtimi, Industria 4.0, turizmi.
Pranueshmëria
Aplikantët mund të aplikojnë si individë ose të lidhur me një person juridik. Pjesëmarrja është e mundur në disa mënyra:
• Person fizik;
• Person juridik: Një ose më shumë njësi (konsorcium) të regjistruar. Universitetet, qendrat kërkimore, OJQ-të, fondacionet, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndërmarrjet e mëdha që punojnë në internet;
• Çdo kombinim tjeter sa më sipër.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!