REGIONAL CHALLENGE FUND IN THE WESTERN BALKAN 6
Kodi: SF-22-0011
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
Institucionet e formimit professional dhe trajnimeve, sipërmarrjet, subjekte juridike
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
7 mars 2022
Data e Përfundimit
14 prill 2022
Statusi
Aktive
Min i financimit
€150.000
Max i financimit
€600.000
Përfitime
Projektet e financuara nga ‘RCF’ ofrojnë trajnime për të paktën 30 studentë deri në fund të vitit. Projektet e financuara nga ‘RCF’ janë të hapura për të gjitha grupet etnike. Propozimi i projektit nuk mund të përjashtojë asnjë grup etnik (pakicë) nga trajnimi i ofruar.
Përshkrim
Thirrja synon të rrisë konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte të përzgjedhura për bashkëpunime ose trajnime përmes partneriteteve midis institucioneve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve. ‘RCF’ ka hapur thirrjen dhe fton konsorciumet e interesuara të institucioneve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve për të aplikuar.
Konkurroni për të realizuar investime në pajisjet për realizimin e trajnimeve në institucionet e formimit profesional dhe inkurajoni futjen e teknologjive të reja.
Pranueshmëria
• I regjistruar si biznes në një nga 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për të paktën 2 vjet;
• Ofrojnë arsimin dhe aftësimin profesional si aktivitetin e tyre kryesor ;
• Të jetë publik, privat ose jofitimprurës
• Të jetë i njohur nga autoritetet përkatës (i licencuar ose i akredituar sipas legjislacionit në fuqi) si institucione të arsimit dhe formimit profesional
Zbatues / Partner
Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), Forumi Dhomës së Investimeve i WB6
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!