Skema Kombëtare
Kodi: SF-21-0007
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Agrikulturë
Data e Fillimit
2007
Data e Përfundimit
-
Statusi
Aktive
Max i financimit
12,000,000 L
Përfitime
Fermerët, personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-të, që aplikojnë në 'Skemë' mund të përfitojnë mbështetje, për:
- pagesa të kafshëve të matrikulluara e subvencionimit të çmimit të plastmasës;
- shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike;
- certifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike;
- mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.
Fondi i financimit shkon:
- deri në 10,174,000 (dhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë) lekë, për pagesën e vlerës së palikuiduar, për subjektet e shpallura fituese nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural;
- deri në 1,755,000 (një milion e shtatëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë detyrime, për pagesat e normës së interesave bankare për kontratat e lidhura.
Përshkrim
"Skema Kombëtare" është mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga buxheti i Qeverisë Shqiptare. Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2020 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zëri “Transfertë në buxhetet familjare”, do të përdoret për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale, të prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura dhe uljen e kostove të prodhimit.
Objektivat
Rritje e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale, të prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura dhe uljen e kostove të prodhimit.
Pranueshmëria
Fermerët, personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-të:
Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar
Masa 2: Bletaria
Masa 3: Financime për zëvendësim plastmasi termik
Masa 4: Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike
Masa 5: Mbështetje për fermat organike
Masa 6: Çertifikimi Global Gap
Masa 7: Investim në agroturizëm
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!