The EIC Accelerator
Kodi: SF-24-0014
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM-të, Start-up
Industri
Teknologji Informacioni, Deep-tech, Innovation
Data e Fillimit
29 Tetor 2024/ 29 October 2024
Data e Përfundimit
1 Tetor 2025/ 1 October 2025
Statusi
Aktive
Min i financimit
€500.000
Max i financimit
€10.000.000
Përfitime
- Financim fleksibël: Deri në €2.5 milion grante dhe €10 milion kapital.
- Mbështetje për projekte me rrezik të lartë: Mbulon kostot që shmangin investitorët privatë.
- Mundësi rritjeje: Qasje në Shërbimet e Përshpejtimit të Biznesit (BAS).
- Përputhshmëri strategjike: Prioritet për inovacionet e gjelbra dhe digjitale.
- Vizibilitet global: Rrjetëzim dhe partneritete në tregjet e BE-së.
Përshkrim
EIC Accelerator është pjesë e programit Horizon Europe, që ofron financim dhe mbështetje për NVM-të dhe start-up-et inovative me risk dhe ndikim të madh.
Ky program ynon projekte novatore me potencial tregu që përputhen me objektivat strategjike të BE-së, si qëndrueshmëria, tranzicioni digjital dhe teknologjia e thellë.
Ai ofron një kombinim të granteve, Financimit investues dhe Shërbimeve të Rritjes së Biznesit, duke u fokusuar në inovacionet “deep tech” që kërkojnë “kapital të qëndrueshëm” për shkak të rrezikut dhe nevojave afatgjata për financim.
Aplikuesit mund të paraqesin propozime në:
- EIC Accelerator Open: për të gjitha fushat e teknologjisë.
- EIC Accelerator Challenges: në teknologji të reja dhe strategjike.
Mbështetja me "Grant Only" nën EIC Accelerator do t'i jepet vetëm një herë një përfituesi gjatë periudhës së zbatimit të Programit, deri në shumën maksimale prej 2.5 milionë EUR.
Mbështetja me "Komponentin e Investimit" nën EIC Accelerator është 0.5 milionë EUR dhe maksimalja është 10 milionë EUR.
Objektivat
- Nxitja e inovacionit.
- Mbështetje për tregtimin e teknologjive të thella në Evropë.
- Përparimi i objektivave për tranzicionin dixhital dhe të gjelbër.
- Nxitja e krijimit të vendeve të punës në tregjet e BE-së.
- Rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të BE-së në tregjet globale.
Pranueshmëria
Të Pranueshme:
- Start-up-e dhe NVM-të nga vendet e BE-së dhe vendet e asociuara në Horizon Europe.
- Kompani të vogla me rritje të shpejtë mund të aplikojnë vetëm për kapital.
Të Papranueshme:
- Projekte të financuara ekskluzivisht nga programe të tjera të BE-së, entitete jashtë BE-së pa zhvendosje në vendet e pranueshme dhe entitete me kufizime të BE-së.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!