Thirrje për aplikim “Për zhvillimin dhe promovimin e destinacioneve, produkteve të diversifikuara të ofertës turistike në turizëm”
Kodi: SF-24-0002
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, sipërmarrës
Industri
Turizëm
Data e Fillimit
15 Janar 2024 / 15 January 2024
Data e Përfundimit
13 Shkurt 2024 / 13 February 2024
Statusi
Aktive
Përfitime
Thirrja për përfitimin e mbështetjes financiare për vitin 2024, në kuadër të zhvillimit të programeve në fushën e turizmit, financohet nga fondi buxhetor i miratuar për vitin kalendarik.
Për realizimin e projekteve konkurruese turistike, skema e financimit do të mbulojë deri në 50% të kostove të projektit të pranuara e të miratuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Projektet për të cilat kërkohet një financim që kalon 50% të fondit buxhetor vjetor të parashikuar në buxhetin e shtetit, miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Financimi nga Buxheti i shtetit nuk mund të jepet më tepër se një herë në vit për të njëjtin subjekt konkurrues.
Shpenzimet e nevojshme për shpërblimin e ekspertëve të pavarur do të mbulohen nga fondi buxhetor i parashikuar për mbështetjen financiare të projekteve turistike.
Ky fond shkon për projekte që zhvillohen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Përshkrim
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre turizmin, në funksion të realizimit të misionit strategjik:
“Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike, natyrore dhe sociale të vendit”
Atraksionet Turistike prezantohen dhe lidhen me një sërë tiparesh dalluese materiale, intelektuale dhe emocionale të një shoqërie që përfshin trashëgiminë historike dhe zonat kulturore, gastronominë, letërsinë, industritë krijuese dhe kulturat e gjalla me stilin e tyre të jetesës, sistemet e vlerave, besimet dhe traditat.
Promovimi i destinacioneve turistike, edukimit dhe vlerave të veçanta lokale nëpërmjet zhvillimit të eventeve tradicionale dhe inovative të aktivitetit shpirtëror njerëzor, nxit dhe motivon pjesëmarrjen aktive të turistëve në përvojat shqiptare, atraksionet dhe potencialet e prekshme dhe të paprekshme të destinacioneve turistike.
Objektivat
Thirrja synon promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike për zhvillimin e turizmit malor, natyror, kulturor, tradicional, kulinar, ekoturizmit, turizmit nostalgjik, turizmit të aventurës etj., gjithashtu edhe në mbështetje të veprimtarive të sezonit turistik për vitin 2024.
Pranueshmëria
Aplikuesit duhen:
1. Të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm lidhur me statusin e tyre juridik provuar me ekstraktin e regjistrimit dhe ekstraktin historik, si subjekt, NUIS-in, sa vijon;
a) Vërtetim nga Gjykata që nuk janë në proces falimentimi dhe a/1) Vërtetim nga Zyra Përmbarimore se kapitalet e tij nuk janë në proces ekzekutimi nga përmbaruesit;
b) Vërtetim nga Gjykata që nuk janë subjekt i procedurave për deklarimin e falimentimit dhe b/1) Vërtetim nga Gjykata nuk ka një urdhër likuidimi të detyruar ose administrimi, ose nuk ka një marrëveshje me kreditorët, ose ndonjë procedurë tjetër të ngjashme;
c) Vërtetim nga Gjykata dhe c/1) vërtetim të gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) që nuk janë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale si person juridik, ortak apo aksioner i shoqërisë;
d) Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që kanë përmbushur detyrimet për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës;
e) Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që kanë përmbushur detyrimet për pagimin e tatimeve, në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës.
2. Dokumentacionin që demonstrojnë që janë në gjendje të financojnë 100 % të të gjitha kostove të projektit të propozuar përpara përfundimit të tij, konkretisht:
a) Kopje të certifikuara të bilanceve të 2 (dy) viteve të fundit, të paraqitura në autoritetet përkatëse;
b) Raportet e auditit financiar, të certifikuara nga një subjekt i licencuar auditimi;
c) Kopje të deklaratave të xhiros vjetore.
3. Në formularin e aplikimit të paraqesin argumente në mbështetje të propozimeve, që justifikojnë financimin e projekteve të rëndësishme të paraqitura prej tyre, si dhe argumente që çmimet janë të bazuara në referenca.
4. Në aplikimin e paraqitur nga subjektet aplikuese duhet të parashikohen edhe shpenzimet për auditimin e projektit.
5. Aplikuesi duhet të paraqesë edhe dokumentet e mëposhtme:
a) Nëse aplikon si person fizik, duhet të paraqitet një CV dhe një portofol i veprimtarisë së aplikuesit;
b) Nëse aplikon si person juridik, duhet të paraqitet një CV të subjektit dhe një portofol i veprimtarisë së tij të deritanishme;
c) Vërtetim i llogarisë bankare të aplikantit;
d) Konfirmim për bashkëfinancimin e projektit të propozuar (nëse ka);
e) Deklaratë e aplikuesit që nuk detyrohet për auditim ligjor të pasqyrave financiare (kur kjo është e aplikueshme).
* Kur aplikuesi është i huaj ai duhet të vërtetojë që i plotëson të gjitha kriteret e vendimit nr. 281, datë 13.04.2016, si dhe dokumentacionin e renditur më sipër. Nëse dokumentet e sipërpërmendura nuk lëshohen në shtetin e origjinës, atëherë mjafton një deklaratë noteriale me shkrim nga ana e tij.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!