THIRRJE PËR PROJEKT - PROPOZIME PROGRAMI MBËSHTETJE PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT ME FONDE PËR VITIN 2024
Kodi: SF-24-0002
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Teknologji Informacioni, Turizëm, Agrikulturë, Shërbime financiare, Shërbime konsulence, Media/Marketing, Artizanat, Zejtari
Data e Fillimit
12.07.2024/12.07.2024
Data e Përfundimit
11.08.2024/11.08.2024
Statusi
Aktive
Min i financimit
800,000 L
Max i financimit
2,500,000 L
Përfitime
Kjo thirrje mbështet zhvillimin e NMVM-ve duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm. Kjo thirrje synon mbështetjen e NMVM-ve që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të vendit.
Përshkrim
Me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, për vitin 2024, AIDA administron fondin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve”, sipas përcaktimeve të nenit 11, shkronja a, të ligjit nr. 43/2022 “Për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme”, i cili financohet nga buxheti i shtetit.
Ftohen të aplikojnë të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), të cilat synojnë rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.
Objektivat
SKEMA 1: MBËSHTETJE FINANCIARE PËR ZHVILLIMIN E AKTIVITETEVE
- Vlera e financimit deri në 2.500.000 lekë
- Mbulimi i kostove 100%
Kostot e mbulueshme:
- Çertifikimi i standardeve të prodhimit/shërbimit (përfshirë dhe konsulencën përkatëse)
- Pjesëmarrje në trajnime për rritje kapacitetesh
- Pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare me stenda të gatshme
- Promovimi i markës përmes digjitalizimit
- Krijimi dhe ndërtimi i aplikacioneve dhe/ose platformave për e-Commerce
- Përgatitje të materialeve promovuese (jo më shumë se 20% e vlerës totale të projektit)
SKEMA 2: MBËSHTETJE FINANCIARE PËR INVESTIME
2.1. PROJEKTE PËR INOVACIONIN
- Vlera e financimit deri në 1,000,000 lekë
- Mbulimi i kostove 100%
Kostot e mbulueshme:
- Zhvillim/përmirësim teknologjik i produktit
- Blerje aplikacioni për shërbim klienti apo menaxhim të dhënash
- Blerje aplikacionesh dhe/ose programe apo paketa të ndryshme kompjuterike
2.2. PROJEKTE PËR KONKURRUESHMËRINË
- Vlera e financimit deri në 1,500,000 lekë
- Mbulimi i kostove 100%
Kostot e mbulueshme:
- Blerje makinerive dhe/ose pajisjeve të punës që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produktit
2.3. PROJEKTE PËR START-UP
- Vlera e financimit deri në 800,000 lekë
- Mbulimi i kostove 100%
Kostot e mbulueshme:
- Blerje makinerive dhe/ose pajisjeve të punës
- Blerje e aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce
2.4. PROJEKTE PËR ARTIZANATIN
- Vlera e financimit deri në 800,000 lekë
- Mbulimi i kostove 100%
Kostot e mbulueshme:
- Blerje makinerive dhe/ose pajisjeve të punës tradicionale dhe/ose teknologjike
- Blerje e aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce
Referencë Ligjore
AIDA administron fondin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve”, sipas përcaktimeve të nenit 11, shkronja a, të ligjit nr. 43/2022 “Për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme”, i cili financohet nga buxheti i shtetit.
Kriteret dhe kushtet, formularët dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Pranueshmëria
a) të jenë persona fizikë apo juridikë, të regjistruar në regjistrin tregtar, për jo më pak se 12 muaj;
b) të mos jenë në proces falimentimi;
c) të kenë paguar rregullisht sigurimet e detyrueshme shëndetësore dhe shoqërore;
ç) të mos kenë detyrime ndaj organeve doganore dhe tatimore në momentin e dorëzimit të kërkesës për përfitim fondi;
d) të kenë dorëzuar deklaratën në përputhje me parashikimin e dhënë në nenin 5 të këtij ligji.
Donatorë
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!