Twinning
Kodi: SF-21-0040
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, Organizata të Kërkimit dhe Teknologjisë, Universitetet
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
20.07.2021
Data e Përfundimit
18.01.2022
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€500.000
Përfitime
‘Twinning’ synon të rrisë aktivitetet e rrjetëzimit midis institucioneve kërkimore të vendeve në zgjerim dhe homologëve kryesorë të klasit të lartë në nivelin e BE-së duke e lidhur atë me të paktën dy institucione kërkimore nga dy shtete të ndryshme anëtare ose vende të asocuara.
Disa nga përfitimet e tjera janë:
• Përmirësimi i kapacitetit dhe burimeve të përsosmërisë në vendet në zgjerim duke bërë të mundur mbylljen e hendekut ende të dukshëm të kërkimit dhe inovacionit brenda Evropës.
• Rritja e aktiviteteve strategjike të rrjetëzimit midis institucioneve kërkimore të vendeve në zgjerim dhe të paktën dy homologëve kryesorë ndërkombëtar në nivel të BE-së.
• Rritja e reputacionit, profilit të kërkimit dhe atraktivitetit të institucionit koordinues nga vendi i zgjerimit dhe profilit të kërkimit të stafit të tij.
• Forcimi i kapaciteteve të menaxhimit të kërkimit dhe aftësive administrative të personelit që punon në institucionet nga vendi i zgjerimit.
• Përmirësimi i krijimtarisë i mbështetur nga zhvillimi i qasjeve të reja në bashkëpunimin R&I, rritja e lëvizshmërisë (brenda dhe jashtë) të shkencëtarëve të kualifikuar.
Përshkrim
Propozimet e ‘Twinning’ duhet të përshkruajnë qartë strategjinë shkencore për rritjen dhe stimulimin e përsosmërisë shkencore dhe kapacitetit inovativ në një fushë të përcaktuar kërkimi, si dhe cilësinë shkencore të partnerëve të përfshirë në ushtrimin e binjakëzimit. Kjo strategji shkencore duhet të përfshijë formulimin e projekteve të reja, të përbashkëta kërkimore në fushën shkencore të zgjedhur dhe të përshkruajë sesi Binjakëzimi do ta çojë këtë hulumtim në një fazë të re, duke zgjeruar fushëveprimin e tij dhe/ose partneritetin kërkimor.
Një strategji e tillë duhet të përfshijë një sërë aktivitetesh. Këto duhet të përfshijnë të paktën një numër nga sa vijon: shkëmbime afatshkurtra të stafit; vizita ekspertësh dhe trajnim afatshkurtër në terren ose virtual; pjesëmarrja në konferencë; shpërndarje dhe aktivitete në terren. Propozimet gjithashtu duhet të fokusohen në forcimin e aftësive të menaxhimit të kërkimit dhe administrimit të institucionit koordinues.
Objektivat
Përsosmëria shkencore në kuptimin më tradicional është qëllimi i ‘Twinning’, ku rrjetet e fokusuara me partnerë të shkëlqyer do të zhvillojnë fusha të reja premtuese të R&I dhe do të testojnë qasjet e reja në projekte të vogla kërkimore të përbashkëta. Përsosmëria e inovacionit është fokusi ku ekosistemet e inovacionit në vendet në zgjerim dhe më gjerë do të bashkohen dhe do të përpiqen për krijimin e lidhjeve më të mira midis akademisë, biznesit, qeverisë dhe shoqërisë.
Pranueshmëria
Çdo person juridik, pavarësisht nga vendi i krijimit të tij, përfshirë personat juridikë nga vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare, ka të drejtë të marrë pjesë.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!