WE Rise
Kodi: SF-25-0011
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
Start-up, Inovatorë, Sipërmarrës
Industri
Çështje Sociale, Edukimi dhe Trajnimi, Shkëmbimet Rinore, Sipërmarrja dhe NVM-të, Inovacioni, Mjedisi, green transition, green practices, Tranzicion i gjelber
Data e Fillimit
Data e Përfundimit
14 Maj 2025/ 14 May 2025
Statusi
Aktive
Max i financimit
€20.000
Përfitime
-
Grant financiar deri në €20,000 për ndërmarrje
-
Mentorim dhe asistencë e personalizuar për zhvillim biznesi
-
Rrjetëzim me ndërmarrje të tjera evropiane
-
Promovim në nivel evropian
-
Mbështetje për shkallëzimin e ndikimit social
Përshkrim
WE Rise (Gratë Sipërmarrëse për Inovacion Social) ka hapur Thirrjen e Parë për të mbështetur ndërmarrjet sociale të drejtuara nga gra në të gjithë Evropën.
Projekti financohet nga Programi i Tregut të Vetëm i BE-së dhe ofron ndihmë financiare, mentorim dhe shërbime të personalizuara për rritjen e kapaciteteve dhe ndikimit social të këtyre ndërmarrjeve, me fokus të veçantë tek komunitetet e margjinalizuara.
Objektivat
-
Fuqizimi i grave në ekonominë sociale
-
Nxitja e rritjes të qëndrueshme dhe përfshirëse
-
Ndërtimi i kapaciteteve dhe udhëheqjes
-
Nxitja e inovacionit dhe mësimit ndërkufitar
-
Adresimi i sfidave sistemike në komunitete
Pranueshmëria
Të pranueshme:
- Ndërmarrje sociale të drejtuara nga gra, të regjistruara në BE ose vendet e asociuara COSME (Shqipëria është e përfshirë)
Të papranueshme:
-
Ndërmarrje të drejtuara nga burra
-
Subjekte jo të regjistruara ose jashtë zonës gjeografike
-
Propozime pa ndikim social të qartë
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek [email protected]. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!