Lajme

Shpallet thirrja për Fondin e AIDA-s

Blog Single

Dëshiron të ecësh me hapin e kohës, të digjitalizosh biznesin tërësisht apo pjesërisht, të integrosh teknologji të reja, të krijosh platformë të re, aplikacione për shërbim klienti apo menaxhim të dhënash, ndërtosh një faqe web-i apo platformë online për marketingun e kompanisë, përmirësosh ndërlidhjen me klientët, blesh aplikacione apo paketa të ndryshme të programeve kompjuterike, të konkurrosh me ndërmarrjet e tjera brenda dhe jashtë vendit?

 

S’ka rëndësi nëse je mikro, i vogël apo i mesëm, ky është financimi i duhur për biznesin tënd.

 

Granti mbështet projektet aplikuese në 80% të kostove, por jo më shumë se 2,500,000 (dy milionë e pesëqind) lekë.

 

Thirrja hapet sot, datë 31 gusht 2022 dhe mbyllet datë 21 tetor 2022.

 

Shpallja e fitueseve bëhet brenda datës 30 Nëntor të këtij viti.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave do të kryhet online nëpërmjet adresës së email-it: <[email protected]>.

 

Ju mirëpresim!

Informacionet e nevojshme dhe dokumentet për aplikim i gjeni nëpërmjet linkut: https://aida.gov.al/sq/nvm/iniciativat-e-financimit/fondet-e-aida-s